Sport

FFK dënon rëndë trajnerin kosovar, një vit pezullim për të

Trajneri i juniorëve të Arbërisë, Nuhi Bahtiri është dënuar rëndë nga Komisioni Disiplinor i FFK-së, raporton Gazeta Olle.

Strategu që inkuadroi seniorët e Arbërisë në Superligë këtë edicion filloi punë me grupmoshat e reja, por pa e gjetur stabilitetin dhe qetësinë.

Në takimin e fundit ai inkuadroi në lojë një futbollist pa të drejtë loje dhe për këtë FFK vendosi ta dënojë rëndë.

Nuhi Bahtiri është suspenduar për një vit nga të gjitha ndeshjet që i organizon Federata e Futbollit të Kosovës.

Ndërkohë futbollisti, Rinor Shala është dënuar me katër ndeshje mos lojë ndërsa KF Arbëria ka marrë vetëm qortim.

Vendimi i plotë:

NUHI BAHTIRI; trajner dhe zyrtar në klubin e futbollit ARBERIA nga Dobraja e Lipjanit në procedura të hapur nga mbledhja e datës 03.11.2020 (për mosrespektim të procedurave në kompletimin e dokumentacionit; ID kartelave të lojtarëve për zhvillimin e ndeshjes për kategorinë e juniorëve) dhe të pezullimit nga mbledhja e komisionit datë 13.11.2020, për mashtrim dhe sjellje në lajthim në të dy rastet para organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe delegateve nga ndeshjet e javës së ; III-të ; dhe javës së ; VI-të ARBERIA VJOSA të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategoritë e juniorëve e zhvilluar me datë 11.11.2020 në Magurë të Lipjanit. (raportet zyrtare; aktivizimi lojtarit të klubit futbollistik Dukagjini nga Klina Rinor Shala me numër të ID kartelës 017366M02 pa të drejtë loje për klubin e futbollit Arberia nga Dobraja në vend të lojtarit i evidentuar në procesverbalin zyrtar por i pa qenë në ndeshje – jo prezent) Bazuar në nenin 67 paragrafi 1 pika ; c, dhe f të Rregullores disiplinore; DENOHET me ndalesë të kryerjes së detyrës së trajnerit dhe funksioneve tjera në klub në kohëzgjatje për; 1 (një) vit për të gjitha ndeshjet zyrtare të klubit të Organizuara nga ana e Federatës së futbollit të Kosovës

Postime të ngjajshme
Sport

Dikush me pica e dikush në jakuzi, futbollistët e Dritës po argëtohen para ndeshjes me Ballkanin

Sport

Futbollisti i Feronikelit emocionohet duke nderuar figurën e të ndjerit Shefqet Sinanit

Sport

Dikur ishte yll i Real Madridit, sot merret me muzikë

Sport

Drita njofton për humbjen e njërit prej më të dashurve të familjes së tyre!