Sport

FFK dënon rëndë futbollistët dhe klubet, dënime me mjete financiare dhe pezullim deri në një vit

FFK ka publikuar dje mbrëma vendimet e Komisionit Disiplinor, raporton Gazeta Olle.

Këto vendime shkojnë për futbollistët, klubet dhe trajnerët e të gjitha ligave të futbollit kosovar, përveç Superligës.

Disa prej funksionareve të klubeve janë dënuar me të holla ndërsa futbollistë e trajner të shumtë janë pezulluar nga garat për periudha të caktuara.

Nuhi Bahtiri, trajneri i Arbërisë U19 është dënuar më së rëndi, ai është pezulluar për një vit.

Vendimet e plota të marra nga Komisioni Disiplinor:

AGIM BUDURI; kryetar i klubit të futbollit A&N nga Prizreni në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për manifestim të sjelljeve jo sportive në ndeshjen e javës së; IX-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve Grupi; A ; A&N – ISTOGU e zhvilluar me datë 11.11.2020 në stadiumin me bari sintetik në Bokë të Korishës së Prizrenit. (raportet zyrtare dhe deklarata plotësuese e zyrtarit në pezullim Agim Buduri ). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika b. të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore e QORTIMIT.

KF KEK-u nga Obiliqi, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së ; IX-të Grupi; B të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KEK-u – DARDANA e zhvilluar me datë 11.11.2020 në stadiumin “Agron Rama“ në Obiliq. (raportet zyrtare dhe raporti plotësues; futja e spektatorëve në stadium në kundërshtim me vendimet e; MS, IKSHPK dhe Ligjit anti-covid). Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika f. të Rregullores disiplinore ; i shqiptohet masa disiplinore; VËREJTJE E FUNDIT.

BESNIK MJEKU; kryetar i klubit të futbollit KEK-u nga Obiliqi në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për manifestim të sjelljeve jo sportive në ndeshjen e javës së; IX-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e senioirëve Grupi; B ; KEK-u – DARDANA e zhvilluar me datë 11.11.2020 në stadiumin “Agron Rama“ në Obiliq. (raportet zyrtare dhe deklaratat plotësuese) . Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika c dhe nenin 10 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore; DENOHET me të holla në shumë prej; 200 euro (dyqind euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është; 8 (tetë) ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).

ARDIAN SHALJANI; lojtar i klubit të futbollit KEK-u nga Obiliqi me numër të ID kartelës; 003393M00 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive ; 22 në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e Komisionit disiplinor, për manifestim të sjelljeve josportive në ndeshjen e javës së ; IX-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve Grupi; B; KEK-u – DARDANA e zhvilluar me datë 11.11.2020 në stadiumin “Agron Rama“ në Obiliq. (raportet zyrtare; pas përfundimit të ndeshjes shan dhe ofendon gjyqtaret e takimit, delegatin e ndeshjes dhe organet e Federatës së Futbollit të Kosovës). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika c e Rregullores disiplinore ; DENOHET me ndalesë loje për; 3 (tri) ndeshje zyrtare të klubit sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

SHIQERI BUJUPI; drejtor sportiv në klubin e futbollit DRENASI nga Drenasi me numër personal; 2010029107 në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor për manifestim të sjelljeve jo sportive në ndeshjen e javës së ; IX-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Grupi; A; ONIXI – DRENASI e zhvilluar me datë 11.11.2020 në stadiumin “Demush Mavraj“ në Istog. (raportet zyrtare dhe deklaratat plotësuese). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika c dhe nenin 10 paragrafi 2 të Rregullores disiplinore; DENOHET me të holla në shumë prej; 200 euro (dyqind euro ). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar me të holla është 8 (tetë) ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

ELIDON BUJUPI; përfaqësues zyrtar i klubit të futbollit DRENASI nga Drenasi me numër të ID kartelës; 019947M95 në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor për sjellje jo sportive – të gabuara në ndeshjen e javës së; IX-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve Grupi; A; ONIXI – DRENASI e zhvilluar me datë 11.11.2020 në stadiumin “Demush Mavraj“ në Istog. (raportet zyrtare dhe deklaratat plotësuese). Bazuar në neni 42.1 paragrafi 1 pika e të Rregullores disiplinore; DENOHET me ndalesë në kryerjen e detyrave zyrtare në klub në kohëzgjatje për ; 1 ( një ) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të klubit të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

AMRUSH BUJUPI; lojtar i klubit të futbollit DRENASI nga Drenasi me numër të ID kartelës; 003656M96 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 12, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së ; IX-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Grupi; A; ONIXI – DRENASI e zhvilluar me datë 11.11.2020 në stadiumin “Demush Mavraj“ në Istog. (raportet zyrtare dhe deklarata plotësuese ; sjellje dhe sharje drejtuar gjyqtarëve të takimit). Bazuar në nenin 42.1 paragrafi 1 pika c. të Rregullores disiplinore: DENOHET me ndalesë loje për ; 3 (tri) ndeshje zyrtare të klubit sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

KF FERIZAJ në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për mungesë të mjekut në ndeshjen e javës së ; IX-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve Grupi B; VITIA – FERIZAJ e zhvilluar me datë 11.11.2020 në stadiumin me bari sintetik në Sadovinë të Jerlive – Viti. (raportet zyrtare dhe deklaratat plotësuese; mungesa e mjekut – prezent ishte fizioterapeuti). Bazuar në nenin 53 paragrafi 12 i Rregullores disiplinore klubi ka poseduar fizioterapeutin dhe nga e njëjta; LIROHET nga procedura disiplinore.

KF VLLAZNIA nga Pozharani në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për mungesë të mjekut në ndeshjen e javës së ; IX-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve Grupi B; KIKA – VLLAZNIA e zhvilluar me datë 11.11.2020 në stadiumin e Hogoshtit. (raportet zyrtare dhe deklaratat plotësuese; mungesa e mjekut – prezent ishte fizioterapeuti). Bazuar në nenin 53 paragrafi 12 i Rregullores se garave, klubi ka poseduar fizioterapeutin dhe nga e njëjta; LIROHET nga procedura disiplinore.

MIFTAR MIFTARI; përfaqësues zyrtar për siguri në klubin e futbollit VITIA nga Vitia me numër të ID kartelës ; 002762M96, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për sjellje të gabuara në ndeshjen e javës së ; X-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve Grupi; B; VITIA – ULPIANA e zhvilluar me datë 15.11.2020 në stadiumin me bari sintetik në Sadovinë të Jerlive – Viti. (raportet zyrtare; minuta e 85 pas tollovisë së shkaktuar në mes të lojtarëve të të dy ekipeve brenda fushës z. Miftar Miftari futet në fushë dhe grushton njërin nga lojtaret mysafir). Bazuar në neni 32 paragrafi 1 (në mungesë të deklaratës vetanake) z. Miftar Miftari; PEZULLOHET pa të drejtë në kryerjen e të gjitha detyrave në klub lidhur me ndeshjet zyrtare vijuese të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtari në pezullim Miftar Miftari lidhur me rastin. Afati datë 20.11.2020.

BESIM GJUREVCI; ndihmëstrajner në klubin e futbollit FUSHË KOSOVA nga Fushë Kosova me numër të ID kartelës ; 020178M72 në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinore për sjellje josportive në ndeshjen e javës së; X-të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FUSHË KOSOVA – BEHARI e zhvilluar me datë 11.11.2020 në stadiumin “Ekrem Grajqevci“ në Fushë Kosovë. ( raportet zyrtare; reagime në vendimet e gjyqtarëve të ndeshjes). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika b. i shqiptohet masa disiplinore e QORTIMIT.

NUHI BAHTIRI; trajner dhe zyrtar në klubin e futbollit ARBERIA nga Dobraja e Lipjanit në procedura të hapur nga mbledhja e datës 03.11.2020 (për mosrespektim të procedurave në kompletimin e dokumentacionit; ID kartelave të lojtarëve për zhvillimin e ndeshjes për kategorinë e juniorëve) dhe të pezullimit nga mbledhja e komisionit datë 13.11.2020, për mashtrim dhe sjellje në lajthim në të dy rastet para organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe delegateve nga ndeshjet e javës së ; III-të ; dhe javës së ; VI-të ARBERIA VJOSA të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategoritë e juniorëve e zhvilluar me datë 11.11.2020 në Magurë të Lipjanit. (raportet zyrtare; aktivizimi lojtarit të klubit futbollistik Dukagjini nga Klina Rinor Shala me numër të ID kartelës 017366M02 pa të drejtë loje për klubin e futbollit Arberia nga Dobraja në vend të lojtarit i evidentuar në procesverbalin zyrtar por i pa qenë në ndeshje – jo prezent) Bazuar në nenin 67 paragrafi 1 pika ; c, dhe f të Rregullores disiplinore; DENOHET me ndalesë të kryerjes së detyrës së trajnerit dhe funksioneve tjera në klub në kohëzgjatje për; 1 (një) vit për të gjitha ndeshjet zyrtare të klubit të Organizuara nga ana e Federatës së futbollit të Kosovës

RINOR SHALA; lojtar i klubit të futbollit DUKAGJINI nga Klina me numër të ID kartelës 017366M02 , në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit, për mashtrim dhe sjellje në lajthim organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe delegatit në ndeshjen e javës së ; VI-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ; ARBERIA – VJOSA e zhvilluar me datë 11.11.2020. në Magure të Lipjanit. (raportet zyrtare; aktivizimi pa të drejtë loje për klubin e futbollit Arbëria nga Dobraja në emër të lojtarit Albin Bahtiri i evidentuar në protokollin zyrtar por jo prezent në atë ndeshje). Bazuar në nenin 58 paragrafi 1 pika a dhe b të Rregullores disiplinore; DENOHET; me ndalesë loje për; 4 (katër) ndeshje zyrtare të klubit sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

KF ARBERIA nga Dobraja e Lipjanit në procedurë të hapur disiplinore nga ana e Komisionit për mashtrim dhe sjellje në lajthim nga ana e trajnerit – zyrtarit të saj Nuhi Bahtiri në ndeshjen e javës së ; III dhe VI-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ; ARBERIA – VITIA e zhvilluar me datë 11.11.2020 në Magure të Lipjanit. (raportet zyrtare; nga ndeshja e zhvilluar;). Bazuar në aktet normative të Federatës së Futbollit të Kosov i shqiptohet masa disiplinore e QORTIMIT.

BERNARD KONI; lojtar i klubit të futbollit DARDANET nga Gjakova me numër të ID kartelës; 001937M92 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 77 në procedurë të iniciuar nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së; X-të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; BEHARI – DARDANET e zhvilluar me datë 15.11.2020 në Vitomiricë. (raportet zyrtare; minuta e 83 ndëshkim me karton të kuq – ofendime ndaj kundërshtarit). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika d. të Rregullores disiplinore; DENOHET me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare të klubit sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

FATJAN GASHI; lojtar i klubit të futbollit LIRIA nga Prizreni me numër të ID kartelës ; 019655M04 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 3, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së ; VI-të Ligës së kadetëve ; PRISHTINA – LIRIA e zhvilluar me datë 15.11.2020 në Bernicë. (raportet zyrtare; loja me dorë ). Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 I Rregullores disiplinore lojtari Fatjan Gashi; DENOHET me ndalesë loje për; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare të klubit sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

YLL TOPALLI; lojtar i klubit të futbollit KURDA nga Prishtina me numër të ID kartelës; 000662M04 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 10, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së ; VI-të Ligës së kadetëve ; KURDA – KEK-u e zhvilluar me datë 14.11.2020 në Kizhnicë. ( raportet zyrtare; minuta e 72 – ndëshkimi me karton të kuq për ofendime drejtuar gjyqtarit të ndeshjes). Bazuar në nenin 42.1 paragrafi 1 pika c. e Rregullores disiplinore; DENOHET me ndalesë loje për ; 2 (dy) ndeshje zyrtare të klubit sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

AURON BEJTULLAHU; lojtar i klubit të futbollit FUSHË KOSOVA nga Fushë Kosova me numër të ID kartelës 002639M03 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 8 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e Ligës së parë të Kosovës për kategorinë e juniorëve ; FUSHË KOSOVA – DARDANET e zhvilluar në Fushë Kosovë. (raportet zyrtare; kacafytje me lojtarin kundërshtar). Bazuar në nenin të Rregullores disiplinore; DENOHET me ndalesë loje për; 3 (tri) ndeshje zyrtare të klubit sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

ELION FERATI; lojtar i klubit të futbollit DARDANET nga Podujeva me numër të ID kartelës; 012532M02 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 99, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e Ligës së parë të Kosovës për kategorinë e juniorëve ; FUSHË KOSOVA – DARDANET e zhvilluar në Fushë Kosovë. (raportet zyrtare ; kacafytje me lojtarin kundërshtar). Bazuar ne nenin të Rregullores disiplinore ; DENOHET me ndalesë loje për ; 3 (tri) ndeshje zyrtare të klubit sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Postime të ngjajshme
Sport

Edukatë shembullore e skuadrës së Istogut

Sport

Flitej për Milanin, Liverpoolin e Dortmundin, por Rashica ....

Sport

PSG arrin fitore të madhe ndaj Man United – Barça, Juventusi dhe Chelsea kryejnë detyrën

Sport

Barcelona e kalon lehtësisht Ferencvarosin