
Enis Zabërgja ka festuar pas dy golave të shënuar ndaj klubit nga vendlindja, Vushtrrisë.
Sulmuesi realizoi dy gola për përmbysjen e Llapit 2:1, në ndeshjen që në fund llapjnasit e fituan 4:1.
Përmes një postimi në Facebook, Zabërgja shkroi që festimi i tij ishte si pasojë e emocioneve të ndeshjes.
“Edhe ne si sportista mund te gabojmë ndonjëherë por besoj se nuk bëjmë gabime me qellim thjesht janë nga emocionet e momentit, por besoj shumë se qëllimi im thjesht ka qenë gëzimi i çastit asgjë me tepër.
“Nëse dikush është ndjerë i ofenduar nga gëzimi im, kërkoj ndjesë, sidomos qytetit te Vushtrrisë dhe gjithë dashamirëve te futbollit. Respekt për Forcën dhe gjithë Vushtrrinë”, shkroi Zabërgja.
Ai është kthyer ktë vit në Superligë, pas disa sezoneve në Ligën e Parë.