Sport

Feronikelit i largohet edhe “bomberi” i skuadrës?

Skuadra e Feronikelit mund të mbetet pas disa prej lojtarëve më të mirë në sezonin e ardhshëm.

Lojtari i fundit që mund të largohet nga Feronikeli është super sulmuesi, Marko Simonovski.

“Bomberi” i cili realizoi 12 gola në Superligë ka kontratë me Feronikelin deri me 30 qershor, por ende nuk ka pasur kontakte me klubin në lidhje me rinovim.

“Po, kontrata ime me Ferronikeli është deri në qershor. Unë jam një lojtar Feronikeli deri më 30 qershor”, tha fillimisht Simonovski për ‘GazetaBlic Sport’.

I pyetur se a ka pasur kontakte me klubin në lidhje me rinovimin e kontratës, ai tha se nuk dëshiron të flasë.

“Unë nuk do të flas për këtë”, tha shkurtimisht ai.

Simonovski është transferuar tek Feronikeli me 21 nëntor të vitit të kaluar, ndërsa ndihmoi ekipin të fitojë disa ndeshje mjaft të vështira me golat e tij.

Megjithatë, Simonovski pritet që sezonin e ardhshëm të mos paraqitet për klubin nga Drenasi.

Postime të ngjajshme
Sport

Benit Ferizi vazhdon me skuadrën e SC Besiana Internacional

Sport

Rashica në Premierligë, vjen reagimi i Munishit

Sport

Prezantimi i veçantë i Milot Rashicës te Norwichi me flamur të Kosovës

Sport

Zbulohet shuma e transferimit të Rashicës në Premierligë, kjo është shuma që përfiton ish-klubi i tij, Vushtrria