Sport

Feronikeli zyrtarizon transferimin e radhës

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Feronikeli është përforcuar edhe me një tjetër futbollist, duke përforcuar kështu edhe më shumë repartin e mesfushës.

Bëhet fjalë për, Haxhi Neziraj, i cili është dakorduar që ti mbrojë ngjyrat e Feronikelit.

Neziraj është mesfushor sulmues, i aftë për të luajtur edhe si mesfushor qendror, por edhe në pozicionin mbrapa sulmuesve i njohur si sulmues i dytë.

Mesfushori, Haxhi Neziraj, është i lindur më 16 mars 1993, në Luzern të Zvicrës dhe është 1.86m i gjatë.

Ai është i njohur me Superligën e Kosovës, pasi ka luajtur te FC Drita e Gjilanit, ndërsa karrierë ka edhe n Evropë, pasi për shumë vite ishte pjesë e Superligës së Zvicrës, duke mbrojtur ngjyrat e FC Luzern.

Neziraj ka qenë gjithashtu pjesë e Kategroisë Superiore të Shqipërisë, kur gjat vitit 2018, bënte pjesë në skuadrën e Flamurtari FC.

Mesfushori ka gjithsej 4 paraqitje për kualifikimet e Champions League dhe dy të tjera për kualifikimet e Europa League.

Në Superligën e Kosovës, ka gjithsej 27 paraqitje, thuhet në njoftimin e Feronikelit. /BlicMedia.net

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv