Sport

Feronikeli transferon kapitenin e Afganistanit

Fundori amerikan, Haris Arghandiwal, është përforcimi i huaj te skuadra e Feronikelit, që në edicionin 2020/21 do të bëjë gara në Ligën e Parë të Kosovës në basketboll.

Skuadra nga Drenasi të premten ka zyrtarizuar amerikanin Arghandiwal që ka firmosur kontratë me Feronikelin për sezonin e ri. Në fakt Arghandiwal (195 cm) është reprezentues dhe kapiten i Afganistanit në basketboll.

“Haris Arghandiwal është përforcimi i radhës. Haris ka nënshtetësi amerikane dhe është reprezentues i Afganistanit si dhe kapiten i ekipit. I dëshirojmë suksese në rrugëtimin tonë të përbashkët”, ka shkruar në njoftimin e Feronikelit.

Para amerikanit Arghandiwal, Feronikeli ka transferuar edhe basketbollistin Indrit Krasniqin, i cili ishte pjesë e Rahovecit në edicionin e fundit që u ndërpre shkaku i përhapjes së COVID-19.

Postime të ngjajshme
Sport

Werder Bremen konfirmon një rast me COVID-19 në skuadër

Sport

ZYRTARE: Publikohet renditja e re e FIFA-s, kjo është pozita e Kosovës

Sport

Trajneri spanjoll drejton Kosovën për ndeshjet ndaj Malit të Zi dhe Suedisë

Sport

“Cima” ka një dedikim për Munishin dhe lojtarët