Sport

Feronikeli “tradhëton” Antalyan, vendos të përgatitet diku tjetër

Ishte planifikuar të udhëtohej në Antalya, por planet ndryshuan, shkruan Gazeta Olle.

Feronikeli do të zhvendoset këto ditë në Shqipëri për të kryer përgatitjet e fundit para-sezonale.

Këtë gjë për “Gazetën Olle” e konfirmuan edhe personat në krye të klubit.

“Do jemi në Durrës deri më datën 30 Janar, kemi vendosur për Hotel Tropical dhe për të aranzhuar disa miqësore me skuadrat shqiptare para se të jemi gati për kampionat” – tha Artan Berisha për “Olle”.

 

I pyetur se a do jenë skuadrat rivale nga Kategoria Superiore apo nga divizionet e tjera të Shqipërisë, po i njejti u përgjigj:

“Skuadrat rivale do jenë nga të dyja kategoritë, për momentin nuk mund të iu tregoj diçka më shumë pasi që ata janë në mes të kampionatit dhe duhet të shikojmë se kur e kanë kohën e lirë për të zhvilluar ndeshje, por sapo të akordohemi do ua jap edhe këtë informacion”.

Feronikeli e mbylli stinorin vjeshtor në pozitën e pestë në tabelë, teksa shorti vendosi që rival në Kupë ta kenë Arbërinë.

Postime të ngjajshme
Sport

Tifozët e skuadrës së madhe shqiptare reagojnë ashpër ndaj presidentit të klubit

Sport

Mirel Josa kthehet përsëri, do ta drejtoj skuadrën e madhe

Sport

A ka nevojë Kosova për stadium nacional? Ky është mendimi i Afrim Tovërlanit

Sport

Malisheva triumfon në miqësoren e Antalise kundër skuadrës ukrainase