Sport

Feronikeli të premten bën një gjest të madh për ish-kapitenin e tyre

Klubi i futbollit Feronikeli, nesër më datë 12 shkurt, do të bëjë homazhe te kapiteni i ndjerë, Rexhep Rexhepi.

Homazhet janë planifikuar të bëhen në orën 11:00, te varrezat e Paklekut, aty ku gjendet varri i kapitenit legjendar të Niklit, shkruan drenicaonline.

Ky është përvjetori i 22-të i Rexhep Rexhepit, i cili u vra nga forcat serbe në vitin 1998, në fillimet e para të luftës.

Stadiumi i Feronikelit mban me krenari emrin e kapitenit, Rexhep Rexhepi, i cili jeton gjithmonë në mendjet e sportdashësve dhe atdhedashësve.

Postime të ngjajshme
Sport

Zekirija Ramadani e ndez “puron” dhe reagon në rrjetet sociale pas fitores së radhës ndaj Dritës

Sport

UEFA ia uron ditëlindjen Zenelit me një video nga het-triku ndaj Azerbejxhanit

Sport

Dhjetë transferimet më të shtrenjta ta dala nga Shqipëria: Skënderbeu ‘mbret’, Tirana ka mbetur prapa

Sport

Dy ndeshje interesante në Superligë, vëmendja në Drenicë