Sport

Feronikeli nuk ndalet, prezanton Ilir Avdylin

Gjatë ditës së martë, një tjetër futbollist i është bashkuar FC Feronikelit, për të ndihmuar skuadrën drejt objektivave për sezonin 2020/21.

Bëhet fjalë për portierin, Ilir Avdyli, i cili është dakorduar me klubin, për të vazhduar karrierën e tij në ngjyrat gjelbërt e bardhë.

Avdyli ishte pjesë e skuadrës së Kukësit nga Shqipëria dhe më parë, ai kishte mbrojtur ngjyrat e KF Tiranës, KF Kamzës e po ashtu edhe Shkëndijës së Maqedonisë te Veriut.

Kujtojmë se Avdyli ishte edhe pjesë e Kombëtarës së Kosovës.

Ilir Avdyli është i lindur më 20 maj 1990 në Prishtinë dhe është i gjatë 1.89cm.

Ai do të i bashkohet klubit në stërvitje më 10 gusht.

Postime të ngjajshme
LajmeSport

Kryeministri Hoti i gëzohet fitores së Liverpoolit

Sport

Deklarata e javës vjen nga Ismet Munishi

Sport

Sahiti: Drita duhet të luante ndaj Prishtinës, çka nëse do të shkonin në grupe, a do t’i shtyhej gjithë kampionati?

Sport

Përfundon super ndeshja, Liverpool - Arsenal