Sport

Feronikeli nisë përgatitjet të mërkuren, kryesia planifikon këtë dhuratë për Duron

Të gjitha skuadrat kosovare do të fillojnë përgatitjet për stinorin pranverorë në javën që po vjen, shkruan Gazeta Olle.

Përderisa disa ekipe kanë vendosur që të startojnë të hënën, ka edhe nga ato që do të vazhdojnë pushimin edhe një ose dy ditë më shumë.

Skuadra e Feronikelit nga Drenasi ka vendosur që fazën përgatitore ta fillojë të mërkurën me datë 6 Janar 2021.

Gazeta Olle mëson nga burime afër klubit se “Nikli” planifikon që t’i bëjë dhuratë një udhëtim jashtë vendit Klodian Duros dhe skuadrës së tij.

Feronikeli pritet që në mesin e këtij muaji të udhëtoj drejt Turqisë për t’i kryer përgatitjet e fundit para startit të kampionatit.

Skuadra ka filluar të mendojë për përforcimet, por për momentin marrëveshja është arritur vetëm me Damir Kojaseviç.

Feronikeli ka përfunduar stinorin vjeshtor në pozitën e pestë në tabelë, me 23 pikë të grumbulluara pas 18 duelesh.

Postime të ngjajshme
Sport

Erdin Hashani: Kjo është skuadra favorite për ta fituar Kupën e Kosovës

Sport

Zyrtare: Klubi i madh kroat ia beson detyrën e trajnerit, Paolo Tramezzanit

Sport

Trepça ’89 huazon yllin e Ballkanit

Sport

Tahir Batatina tregon shumën që një skuadër paguan për të kryer përgatitjet në Antalya