Sport

Feronikeli nis fazën përgatitore me shumë ndryshime, gjashtë futbollistët e suspenduar largohen përfundimisht nga Drenasi

Klubi Futbollistik “Feronikeli” e ka nisur fazën përgatitore më 6 janar, teksa kryetrajneri i kësaj skuadre Klodian Duro ka mbajtur fjalimin dhe seancën e parë stërvitore për stinorin pranveror të kampionatit.

Në dispozicion të Duros ishte edhe përforcimi më i fundit i kësaj skuadre Damir Kojaseviç, ndërkohë që kanë munguar gjashtë futbollistët e suspenduar nga stinori vjeshtor, mëson Gazeta “Sheshi”.

Fjala është për mbrojtësit Alban Pnishi, Viktor Kuka dhe Ozbej Kuhar, për mesfushorët Argjend Bardhi dhe Ard Qorri, si dhe sulmuesin Marcelei Cezar – Santos, i cili ka ‘firmosur’ për skuadrën e Arbërisë.

Në seancën stërvitore është paraqitur edhe futbollisti Bedri Greca, i cili ka një takim me drejtuesit e klubit për të vendosur përfundimisht për të ardhmen e tij.

Në skuadrën nga “Rexhep Rexhepi” gjatë ditëve në vijim priten të zbarkojnë disa futbollistë nga jashtë vendit.

Ndryshe Feronikeli pritet që fazën përgatitore ta zhvillojë në Antalia të Turqisë.

Postime të ngjajshme
Sport

Ekskluzive: Nga ky vit ndryshon dizajni i trofeut që do ta marrë kampioni i Kosovës

Sport

Pakënaqësi te klubi i madh shqiptar, tifozët zbresin në fushë dhe kanë kërkesë për lojtarët

Sport

FFK prezanton 13 gjyqtarët kosovarë që kanë marrë stemë të FIFA-s

Sport

Kualifikimet e Euro 2023: Kosova përsëri në grup me Anglinë, ky është shorti