Sport

Feronikeli me falënderim special për Dabiqajn

Disa futbollistë janë larguar nga Feronikeli, e njëri nga ta është edhe Albert Dabiqaj.

Klubi e ka falënderuar mesfushorin për kontributin e dhënë deri më tani me skuadrën nga Drenasi, shkruan Gazeta Olle.

Dabiqaj ishte pjesë e “Niklit” për katër sezone me radhë, ai arriti të shpallej kampion dhe ta fitoi Kupën e Kosovës.

Më poshtë e gjeni falënderimin e klubit:

Faleminderit Albert Dabiqaj!

FC Feronikeli falënderon mesfushorin, Albert Dabiqaj, i cili pas përfundimit të këtij sezoni, përfundoi edhe kontratën me skuadrën tanë.

Dabiqaj erdhi në klub në afatin kalimtar veror, të vitit 2017, duke veshur fanellën gjelbër e bardhë për katër sezone me radhë.

Ai arriti të shpallet kampion me skuadrën e Feronikelit, fitoi Kupën e Kosovës dhe u paraqit në garat e Champions League dhe Europa League me stemën e Feronikelit në fanellë.

FC Feronikeli i dëshiron suksese të mëtutjeshme në karrierë mesfushorit të çeliktë.

Albert Dabiqaj:

“Unë i falënderoj nga zemra të gjithë ata që më ndihmuan dhe përkrahën gjatë karrierës sime te Feronikeli, dua ta falënderoj veçanërisht presidentin Ramaj, kryesinë e klubit, trajnerët, bashkëlojtarët dhe stafin që nuk u kursyen asnjëherë për mua. Gjithashtu falënderoj edhe tifozët Tigrat e Zi, me të cilët kemi shumë kujtime të mira. Jam i nderuar që isha pjesë e Feronikelit në këto katër vite të mrekullueshme. Edhe një herë faleminderit të gjithëve.”

Postime të ngjajshme
Sport

Nexhipi flet për transferimet te Ballkani

Sport

Gazetari i ‘The Guardian’: Norwich ka transferuar lojtarin më të mirë kosovar

Sport

Lojëra interesante dhe emocione të mëdha dhurojnë fëmijët në garat e “Play-Off-it Nacional”

Sport

Arrihet marrëveshja mes klubeve, Xhaka pritet t’i bashkohet Romës