Sport

Feronikeli – Gjilani dhe Trepça ’89 – Arbëria transmetohen në këtë kanal televiziv

Xhiro e 19-të në kampionatin elitar të Kosovës në futboll mbyllet të hënën (sot) me dy përballje, shkruan “Zeri.info”.

Ndeshja me vëmendjen kryesore do të jetë në stadiumin “Rexhep Rexhepi” aty ku Feronikeli e mirëpret Gjilanin e Bylbyl Sokolit.

Nikli dëshiron t’ia vazhdon krizën “Skifterave” që pësuan humbje shokuese në Kupë nga Istogu (2:0), në kuadër të 1/8 së Kupës së Kosovës.

Gjilani në anën tjetër ka objektiv pikët maksimale pasi në rast të ndonjë opsioni tjetër mbetet shumë larg rivalëve për kreun e tabelës.

Takimi tjetër zhvillohet në “Riza Lushta” të Mitrovicës ku Trepça ’89 i bën nikoqirin Arbërisë së Dobrajës së Madhe të Lipjanit.

“Minatorët” duan t’i ndalin pikët e plota që të pozicionohen sa më lartë në tabelë dhe t’i shmangen vendeve që e largojnë nga elita.

Këto dy takime transmetohen në platformën “Artmotion” dhe fillojnë nga ora 13:00.

Postime të ngjajshme
Sport

Ndeshjet e javës së 16-të në Grupin B të Ligës së Parë, Flamurtari - Ferizaj ndeshja kryesore

Sport

Llapi thumbon Ballkanin para përballjes në kampionat

Sport

Luhet në tri ditë të ndryshme, orari i xhiros së 22-të në Superligë

Sport

Munishi tregon se pse Prishtina e mposhti Dritën