Sport

Feronikeli – Gjilani: Bastetoret e shohin favoritë këtë skuadër

Të hënën është planifikuar të zhvillohen dy ndeshjet e fundit të javës së 19-të të Superligës së Kosovës në futboll, të parës për stinorin pranveror.

Në Drenas, Feronikeli e pret Gjilanin, në ndeshjen që cilësohet edhe derbi i javës. Kurse në “Riza Lushta” në Mitrovicë, Trepça ’89 do të jetë nikoqire e Arbërisë.

Ndonëse Gjilani ndodhet më lartë në tabelë se sa “Industrialistët”, bastet e njohura sportive i shohin këta të fundit si favoritë për të triumfuar këtë duel.

 

Dy takimet pritet të fillojnë nga ora 13:00, ndërkohë që mund t’i ndiqni minutë pas minute nga raportimet e Gazetës “Sheshi”.

E hënë (13:00)

Feronikeli – Gjilani

(Arbitra: D. Çaka, F. Berisha, E. Bicaj, V. Ibërdemaj)

Trepça ’89 – Arbëria

(Arbitra: M. Bejtullahu, E. Zeqiri, F. Sekiraqa, B. Ajeti)

Postime të ngjajshme
Sport

Ylli i Kosovës gati për ndeshjet e muajit mars

Sport

Granit Xhaka me fjalë të mëdha për yllin e Arsenalit

Sport

Haxhimusa flet për gjendjen e mjerueshme me të cilën po përballet Ferizaj

Sport

Zyrtare: Suad Sahiti transferohet në Kroaci