Sport

Feronikeli ‘blindon’ një tjetër talent të klubit

Një tjetër talent i akademisë së FC Feronikelit, ka nënshkruar kontratën e parë profesionale me ekipën e parë të klubit të Feronikelit, njofton klubi nga Drenasi.

Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin, Drinor Morina, i cili ka bindur kryetrajnerin Duro, për cilësitë e tij në fushë, duke fituar besimin e tij për të vazhduar me ekipin e parë.

Morina ka stërvitur me ekipën e parë qe disa jave tashmë, ai madje ka edhe një paraqitje me klubin, duke debutuar në ndeshjen e Kupës ndaj, FC Prizrenit.

Kryetrajneri, Klodian Duro, po vazhdon me afrimin e talentëve të akademisë në ekipin e parë, duke ndërtuar një lidhje edhe më të fortë mes juniorëve të akademisë dhe ekipit të parë të FC Feronikelit, thuhet në fund të njoftimit.

Postime të ngjajshme
Sport

Ish-futbollisti i Dritës dhe Gjilani në stërvitje te Ballkani, por klubi ende nuk e ka zyrtarizuar

Sport

Dana White pas bisedës me Khabibin tregon nëse do të rikthehet në UFC

Sport

Ish-mbrojtësi i Kosovës shfaqet në përgatitje me Gjilanin, por klubi ende nuk e ka zyrtarizuar

Sport

Dallku dhe Dautaj i bashkohen Gjilanit në Durrës, futbollistët mund të ‘firmosin’ gjatë ditëve në vazhdim