Sport

Feronikeli – Arbëria, Gjilani – Drenica: Kuota të “çmendura” në bastore

Pas ndeshjeve ndërkombëtare, sot (e shtune) do të rikthehet futbolli elitar i Kosovës me disa ndeshje tejet interesante.

Në këtë fundjavë, do të zhvillohet java e 13-të në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll, raporton “Zeri.info”.

Tri ndeshje do të luhen sot, ndërsa dy të tjera luhen në mesditën e së dielës.

Gjilani e pret sot Drenicën në Anamoravë, në një ndeshje ku të dyja skuadrat synojnë vetëm rezultat pozitiv, sidomos skuadra vendase.

Feronikeli, skuadra që së fundmi ka pasur disa probleme të brendshme, e pret në shtëpi skuadrën simpatike nga Lipjani, Arbëria e Dobrajvs.

Dhe për fund, Besa do ta sfidojë kampionen e Kosovës, Dritën në Pejë.

Dy ndeshjet e sotme Feronikeli – Arbëria dhe Gjilani – Drenica janë parashikuar edhe nga kompania e madhe e basteve “bet365”, por jo edhe ndeshja Besa – Drita.

Fitorja e Feronikelit sot është kuotuar me 1.66, kurse fitorja e Arbërisë me 4.20, ndërkaq barazimi me 3.60.

Kurse, Gjilani e ka kuotën 1.40 për fitore, kurse Drenica 7.00, ndërkaq barazimi është kuotuar me vlerën 4.00. /

Postime të ngjajshme
Sport

Morina i përlotur për ndarjen nga jeta të Sinanit: “Më nuk ka kush më thërret pas ndeshjes të më pyes se si shkoi ndeshja”

Sport

Renditja tabelore në Superligën e Kosovës pas dy ndeshjeve të sotme

Sport

Rastet e reja me COVID-19, janë nga këto komuna

Sport

Trepça ’89 vazhdon ‘leksionet’ ndaj Gjilanit, Arbëria fiton në ‘frymën e fundit’ ndaj Drenicës