Sport

Ferizaji i dërgon mesazh skuadrave kundërshtare

Klubi Futbollistik “Ferizaji” është duke shijuar suksese të jashtëzakonshme në Ligën e Parë të Kosovës.

Së fundmi, përmes një postimi në llogarinë zyrtare, skuadra e drejtuar nga Arbnor Morina ka njoftuar se janë të gatshme për ndeshjen e radhës, shkruan Sheshi.info

Postimi i plotë:

Të dielën skuadra jonë ‘rikthehet’ në stadiumin e qytetit, pas tri ndeshjeve radhazi si mysafir, ku kemi arritur gjashtë fitore radhaz. Andaj të dielën djelmoshat tanë i’u duhet mbështetja e juaj tifozë të dashur, për të arritur fitoren e 7-të rresht! Klubi ynë tani po ‘frymon’ më ndryshe se më parë, ka filluar të bëhet skuadër e organizuar dhe serioze në futbollin vendor, kjo falë punës së jashtëzakonshme të aksionerëve të klubit bordit drejtues, dhe kryetarit të klubit z. Lulzim Abazit. Punë të madhe po bëjnë edhe stafi i trajnerëve në krye me trajnerin Arbnor Morina që ka bërë një revolucion në skuadrën tonë. Të dielën, të gjithë së bashku në stadium t’i përkrahim këta djelmosha të ri, që po na bëjnë krenar cdo Ferizajli me paraqitjet e tyre. Forca Djema

Related posts
Sport

Këto janë skuadrat e kualifikuara në raundin eliminues në Ligën e Kampionëve

Sport

Barcelona nuk ia del në “Allianz Arena”, mposhtet nga Barcelona

Sport

Futbollisti i Dritës pritet të operohet, luajti 60 minuta me dorë të thyer ndaj Prishtinës

Sport

Barcelona pëson edhe golin e tretë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *