Sport

Ferizaj zyrtarizon ndeshjen e parë miqësore, do të luaj ndaj një skuadre që bën gara në ligën gjermane

Ferizaj ka konfirmuar miqësore e parë, e cila do të jetë ndeshje testuese para edicionit të ri.

Siç njofton faqja zyrtare e ferizajasve, skuadra e Megzon Visokës do të përballet me Kastrioti Stukenbrock, klub ky që bë gara në ligën gjermane, shkruan Gazeta Olle.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të hënën, dhe fillon në ora 16:30 në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe teksti që thotë “NDESHJE MIQESORE F.C.FERIZAJ FRIZAJ F.C.FERIZAJ Fußballverein FC FERIZAJ VS FC KASTRIOTI STUKENBROCK hënë, 19 korrik 2021 16:30 Stadiumi me bar sintetik, prapa “Bill Clinton” #FORCAFERIZAJ FISNIKHALILI”

“Në këtë ndeshje trajneri, Visoka pritët t’i testojë të gjithë futbollistët e skuadrës tonë, për t’i parë pergatitjet e tyre para fillimit të kampionatit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Ferizajt.

Postime të ngjajshme
Sport

Drita shpërthen ‘bombën’, zyrtarizon transferimin e radhes

Sport

Munishi e uron emërimin e Begollit si trajneri i Vëllaznimit

Sport

Ja në sa ora do të parakalojnë në sheshin “Nënta Tereza” xhudistet kosovare

Sport

Ballkani sot luan miqësoren e radhës, ja me kë takohet