Sport

Ferizaj punoi në “heshtje”, transferoi disa futbollistë dhe riktheu disa të tjerë që ishin larguar

Ferizaj nuk mbijetoi më shumë se dy edicione në kampionatin elitar në futbollin kosovar, një arritje e konsiderueshme duke patur parasysh baticat dhe zbaticat e këtij klubi të kaluar në Superligë, shkruan Gazetasheshi.com.

“Ujqit” e nisën këtë vikend sezonin e ri në Ligën e Parë, derisa barazoi në xhiron e parë të grupit B ndaj KEK-ut (0-0).

Skuadra që drejtohet nga Burim Qerkini ka afruar në radhët e veta disa futbollistë, teksa ka rikthyer edhe disa nga futbollistët që kishin konfirmuar largimin në fillim të kampionatit.

Ferizaj ka afruar në radhët e veta ‘gardianin’ Drin Hodaj, ka rikthyer dy qendërmbrojtësit Adnan Haxhaj dhe Dardan Jashari të cilët edhe më parë ishin pjesë e Ferizajt, mesfushorin Florim Berisha, i cili gjithashtu më parë ishte pjesë e Ferizajt, teksa marrëveshje kanë arritur edhe me sulmuesin këmbëshpejtë Armend Abazi.

Në skuadër janë rikthyer edhe Gentrit Halili, Bunjamin Asani dhe Taulant Dajaku, të cilët kishin njoftuar më parë se kishin përfunduar bashkëpunimin me Ferizajn.

Drejtuesit e klubit janë duke u përpjekur për të rikthyer edhe disa futbollistë të tjerë në skuadër, për të kërkuar kështu rikthimin e menjëhershëm në kampionatin elitar.

Postime të ngjajshme
Sport

Interi merr vetëm një pikë përballë Monchengladbach në ‘San Siro’

Sport

Fitore minimale e Liverpool

Sport

Visoka tregon për formën e rikthyer te Vitia dhe synimin e klubit

Sport

Bayerni e nis furishëm mbrojtjen e titullit në Evropë