Sport

Ferencvaros – Prishtina, ndeshja do të transmetohet në një ekran të madh në sheshin “Zahir Pajaziti”

FC Prishtina do të takohet me Ferencvarosin në raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve, shkruan Zeri.info.

Skuadra kampione e Kosovë dhe ajo e Hungarisë dy ndeshjet e këtij raundi i zhvillojnë gjatë këtij muaji.

Ndeshja e parë do të zhvillohet më 6 korrik në Budapest, kurse ajo e kthimit pas një jave në “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

“Plisat” kanë njoftuar se ndeshja e parë do të transmetohet në një ekran të madh në sheshin “Zahir Pajaziti”.

“BËHUNI DËSHMITARË TË HISTORISË!

Kush nuk ka mundësi ta ndjek ndeshjen, ndeshja do të transmetohet në amfiteatrin e Sheshit “Zahir Pajaziti” në ekran të madh” – thuhet në njoftimin e “Plisave”.

Postime të ngjajshme
Sport

Eksperti i jep shpresë Eriksenit: Mund të luajë me një kusht

Sport

Astrit Selmani, i pari që e realizon “hat-trick” në Conference Leauge

Sport

“Bombardon” përsëri Muriqi, realizon gol të bukur në miqësore me Lazion

Sport

EKSKLUZIVE: Agon Llugiqi bëhet me ekip të ri