Sport

Ferencvaros – Prishtina: Forma e të dyja skuadrave para përballjes së sotme

Prishtina do ta zhvillojë sot përballjen më të rëndësishme në garën më prestigjioze evropiane për klube, në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Zekirija Ramadanit do të përballet me kampionin e Hungarisë, Ferencvaros, shkruan FrontOnline.

Ndeshja në fjalë është e vlefshme për rundin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve.

Ferencvarosi në pesë ndeshjet e fundit ka arritur në total pesë fitore, derisa ka pranuar vetëm dy gola.

Kurse, Prishtina, në pesë ndeshjet e fundit ka shënuar katër fitore dhe një humbje, duke pranuar vetëm tre gola.

Në “Groupma Arena”, Prishtina do të mundohet t’i bëjë ballë gjigantit hungarez me fillim nga ora 18:00.

Ndryshe, Prishtina u kualifikua në rundin e parë eliminator pasi fitoi rundin preliminar të kësaj gare.

Postime të ngjajshme
Sport

Zyrtare: Ky do të jetë kundërshtari i Prishtinës në “play-off” nëse e kalon Bodo Glimtin

Sport

Përfundoi aventurën me Ukrainën, zbulohet pse u largua Andriy Shevchenko

Sport

Shkëndija emëron trajnerin e ri

Sport

Ballkani ‘befasohet’ në Turqi, takohet me drejtuesit e klubit të njohur