Sport

Fenerbahçe cakton çmim të lartë për shitjen e Muriqit

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Fenerbahçe kërkon shifër të lartë për shitjen e Vedat Muriqit.

Vedat Muriqi është duke kaluar formë të jashtëzakonshme te Fenerbahçe dhe Kosova.

Ai e ka filluar shumë mirë sezonin e ri në Kampionatin turk duke realizuar dy gola në tri xhirot e para.

Po ashtu, formën e mirë e ka përcjell edhe me Kosovën duke shënuar ndaj Republikës çeke dhe Anglisë, përfshirë edhe dy asistime.

Forma e mirë e tij ka zgjuar interesim nga disa klube të mëdha evropiane përfshirë Tottenham Hotspur dhe Atletico Madrid.

Mirëpo, Fenerbahçe kërkon një shumë të lartë për shitjen e tij. Siç raporton “Star Sport”, Fenerbahçe do të kërkojë 50 milionë euro për ta lejuar largimin e futbollistit prizrenas, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu, para se ta shesë, klubi nga Stambolli synon t’ia rinovojë kontratë, t’ia përmirësojë kushtet financiare si dhe t’i vendosë një klauzolë.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv