Blic Plus

Femrat më të veçanta të botës janë lindur në këtë shenjë horoskopi

I njihni ato femra të cilat veçohen nga masa dhe tërheqin vëmendjen kudo që shfaqen?

Femrat e lindura në këtë shenjë zakonisht janë shumë aktive, i duan shoqëritë e mëdha dhe më së shpeshti janë ekstroverte të vërteta.

Ato thonë që kanë shumë miq, mirëpo atë që nuk do t’jua thonë është që po ata njerëz shpejt u bëhen monotonë, andaj dëshirojnë të ndërrojnë shoqëri, transmeton Telegrafi.

Femrat e lindura në shenjën e Binjakëve adhurojnë flirtin dhe janë të shkathëta në këtë drejtim, mirëpo të mos ju mashtrojë kjo – ato nuk është aspak e lehtë t’i bësh për vete.

Ato kanë vetëbesim të lartë dhe janë të vetëdijshme për vlerat e tyre, ndërkaq opusi i tyre i gjerë i dijes dhe inteligjenca e lartë pak njerëz i lënë indiferentë.

Ato janë më të zëshmet në shoqëri; janë spirituoze dhe shumë argëtuese, mirëpo kurrë nuk i zbulojnë sekretet e tyre, andaj jeta e tyre private është mister i vërtetë.

Kur vërtet dashurohen, ato janë të gatshme t’i dorëzohen tërësisht mashkullit, ndërsa më së shpeshti i joshin ata të cilët janë plotësisht të kundërt me to, pra bandillë të heshtur dhe të turpshëm.

Pra, disa nga damat e famshme të lindura në këtë shenjë horoskopi janë Angelina Jolie, Brooke Shields, Nicole Kidman, Courtey Cox, Kylie Minogue, Marilyn Monroe dhe Natalie Portman

Postime të ngjajshme
Blic Plus

Kështu mund ta largoni dhimbjen e kokës për pesë minuta

Blic Plus

Pse personat e fiksuar pas pastërtisë jetojnë më gjatë?

Blic Plus

22- vjeçarja: Vijnë burra të martuar. Ja sa fitoj dhe bakshishe kapi…

Blic Plus

Gjërat që duhet të bëni menjëherë nëse sulmoheni nga një qen