Sport

Fekirin e lëshojnë nervat, sherr masiv në përfundim të ndeshjes Leverkusen-Betis

Një episod i keq ka ndodhur në sfidën mes Bayer Leverkusen dhe Real Betis.

Pas përfundimit të lojës: një sherr masiv nisi nga përplasja mes Nabil Fekir dhe Kerem Demirbay.

Mesfushori i Leverkusenit goditi “playmakerin” e Betisit, i cili po e mbante topin me këmbëngulje dhe forcë edhe pse ndeshja praktikisht kishte përfunduar. Sjellja e kundërshtarit nuk i pëlqeu Fekirit. Në përplasje e sipër, francezi i vuri duart në fytyrën e Demirbayt.

Në çast u vërsulën të gjithë të tjerët, duke filluar nga Tapsoba, i cili shkoi menjëherë të konfrontohej me Fekirin. Të dy u ndanë nga bashkëlojtarët dhe stafi teknik. Gjyqtari anglez, Anthony Taylor, nuk e kurseu kartonin e kuq për të dy lojtarët (Fekir dhe Demirbay).

Related posts
Sport

Ofendoi gjyqtarin, dënohet Nderim Nexhipi

Sport

Kalvin Phillips bën zgjedhjen mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit

Sport

Dhjetë klubet me vlerën më të madhe

Sport

Faza e grupeve në Ligën e Evropës përmbyllet sonte: Këto janë 16 ndeshjet, vëmendja në Napoli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *