Sport

Federata shkel statutin: Cakton kuvend fshehurazi

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Federata e Futbollit në Kosovë ka shkelur statutin e Fedeeratës, pasiqë ka caktuar fshehurazi kuvend, ku ky takimin do të mbahet me 28.01.2020, shkruan Gazeta Metro.

Në takimin që patën klubet e Superligës me Sekretarin Eroll Salihu në Federatën e Futbollit të Kosovës, u diskutua në lidhje me mjetet financiare  të UEFA-së që nuk ua ka dhënë Agim Ademi dhe KE i tij, klubeve te futbollit.

Sot u kuptua që FFK’ja ka caktuar Kuvend me datë 28.01.2020. Por nuk dihet a është Kuvend i Rregull, Zgjedhor apo i Jashtëzakonshëm?! Sot në këtë takim u kuptua që Data e Kuvendit po mbahet e fshehtë, nga FFK-ja nuk ka asnjë njoftim zyrtar te delegatëve e as njoftim publik, trasnmeton Indeksonline.

Me kete FFK po shkel Statutin Nenin 25 dhe 28, ngase:

Neni 25, Pika,2. Kuvendi mund të thirret si i rregullt, zgjedhor apo si i jashtëzakonshëm, dhe

Neni 28. Pika,2. Sekretari gjeneral duhet t’i njoftojë delegatët për mbajtjen e mbledhjës, 30 ditë përpara.

Për shkak të pakënaqësive të klubeve si duket udhëheqja e FFK’së po mundohet të mbajë Kuvend pa njoftim zyrtar. Ata po harrojnë që  FFK tani është pjesë e UEFA’s dhe FIFA’s, këta po harrojnë qe koha ka ndryshuar dhe klubet gjithashtu.

Ankesa e klubeve është për mos ndarje të  mjetet që të takojnë, për referimet shpesh herë skandaloze, mos mbajtje të zgjedhjeve sipas Statuti, por në mënyrë te fshehtë, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv  marrin paga, meditje dhe kujdestari, mbledhin nënshkrime paraprakisht pastaj mbajnë zgjedhjet per Regjione, në mënyrë të fshehtë.

Nga takimi i klubeve me Sekretarin gjeneral u tha se shkelja e Statutit dhe abuzimet e Agim Ademit dhe Komitet Ekzekutiv të FFK nuk mund të tolerohen më.

Kërkohet respektim i Statutit, zgjedhje transparente dhe demokratike, llogaridhënie dhe fer play.

ndërsa, Gazeta Metro ditë më parë ka lajmëruar se shtëpia me e madhe e futbollit UEFA që prej se Kosova është pranuar në të, ndan para për çdo vit për klubet më të suksesshme kosovare, por edhe për klubet qe nuk arrijnë te kualifikohen ne ligat e europes, edhe këtë vit ka ndodhur njëjtë nga UEFA, mirëpo Federata e Futbollit të Kosovës akoma nuk ka dorëzuar parat tek klubet kosovare.

Në raportin më të ri të auditimit nga UEFA për vitin 2018, shihet se ajo i ka dhuruar Federatë së Futbollit të Kosovës një shumë prej 396.000 euro, per klubet qe nuk janë kualifikuar ne garat evropiane.

Por, FFK akoma këto para nuk i ka shpërndarë tek ekipet kosovare. Dy ekipet kosovare, FC Feronikeli dhe FC Prishtina ka marr parat e tyre , por klubet tjera qe ju kanë takuar 396 000 euro per vitin 2018 dhe 430 000 euro për vitin 2019 akoma nuk kanë marrë parat e ndara nga UEFA, ani pse ju janë dorëzuar FFK’së.

Gjithashtu për vitin 2019 kanë qenë të dedikuar 430.000 euro për klubet kosovare, e të cilat FFK është dashur të shpërndahen deri me 14 dhjetor 2019 e te cilat klubet tona nuk i kanë marr ende. Paratë që u takojnë nuk janë duke i marrë as shkollat e futbollit në Kosovë.

UEFA’ja jep gjithmonë mjete financiare për shkollat dhe akademitë e futbollit në kuadër të programit për zhvillim.

Në kuadër të kësaj, secila shkollë dhe akademi do të duhej të mbështetej me nga 5000 deri në 8000 euro, gjë e cila nuk po ndodhë. Më poshtë keni dy foto të shkëputura nga faqja zyrtare e UEFA’s ku ka publikuar shumën e parave që ka ndarë për të gjitha shtetet, në mesin e tyre edhe Kosova./gazetametro.net

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv