Sport

Federata italiane tregohet e ashpër, ky është ligji i ri që po punohet

Formimi i Superligën Evropiane e trazoi shumë botën e futbollit duke ngjallur reagime të shumta.

Presioni publik ka ndikuar aq shumë sa që po mendohet edhe për krijimin e ligjeve për dënimin e klubeve që dëshirojnë të marrin pjesë në kompeticionet jashtë UEFA-s.

 

Një gjë të tillë po e bënë Federata e Futbollit e Italisë, e cila ka diskutuar për vendosjen e një ligj i cili i përjashton nga Serie A klubet të cilat i refuzojnë garat e UEFA-s dhe FIFA-s për t’iu bashkuar grave të natyrës private.

Ky është lajm i keq për Interin, Juventusin dhe Milanin, të cilat ishin në mesin e 12 klubeve që u përpoqën ta krijonin një Superligë Evropiane këtë muaj.

Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina, konfirmoi të hënën se FIGC do ta miratojë rregullin e ri, i cili pritet të hyjë në fuqi kah fundi i muajit qershor.

Derisa Interi dhe Milani u tërhoqën nga Superliga Evropiane, Juventusi vijon të jetë pjesë e listës prej tri skuadrave të mbetura në listën zyrtare të Superligës.

Ata që planifikojnë të marrin pjesë në gara jashtë FIFA-s apo UEFA-s, duhet ta largohen nga UEFA dhe FIFA dhe nuk mund të jetë pjesë e kampionatit tonë”, tha Gravina.

“Ne nuk e dimë se kush u largua dhe kush mbeti, por ekziston një ligji cili duhet të vendoset në reformën nacionale. Nëse, deri në fund të qershorit, dikush merr pjesë në gara të natyrës private, duhet patjetër të largohet nga liga jonë”, theksoi ai.

Postime të ngjajshme
Sport

Armend Dallku: Gjynah që këta djem të trajtohen ashtu, më vjen keq se si u arbitrua ndeshja

Sport

Kjo është deklarata e Batatinës pas triumfit në Kupën e Kosovës

Sport

Munishi uron Llapin dhe lavdëron Dukagjinin për ‘luftën dhe angazhimin’

Sport

Dukagjini – Llapi: Kjo skuadër rrëmben trofeun e Kupës së Kosovës