Sport

Federata e Kick-Boksit të Kosovës kreu me sukses kursin për administratorë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Federata e Kick-Boksit të Kosovës është bërë e 24-ta që ka përfunduar me sukses kursin për administratorë sporti, të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Për dy ditë radhazi përfaqësuesit e Federatës së Kick-Boksit të Kosovës dhe klubeve të këtij sporti, mësuan për realizimin e planit strategjik 2019-2024.

Ligjërues të rregullt ishin: Besim Hasani (MEMOS XVIII) drejtor i programit për kurse/Solidaritet Olimpik-Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe Elda Gjoka (MEMOS IX) drejtoreshë e kursit kombëtar, licencuar gjithashtu nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Në ndarjen e certifikatave të nënshkruara nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ishte edhe kryetari i Federatës së Kick-boksit të Kosovës, Fatmir Makolli.

Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani tha se tani e tutje federatat dhe klubet mund të përfitojnë të hyra edhe nga Ligji për Sponsorizim.

“Bazuar në planin strategjik të KOK-ut, sa i përket kaptinës së ngritjes së kapaciteteve njerëzore, KOK brenda dy viteve ka organizuar 23 kurse për administratorë të sportit, dhe ky është i 24-ti ku po marrin pjesë hisedarët e federatës së kick-boksit. Interesimi është i madh, pjesëmarrësit mësuan elementet e para për hartimin e një plani strategjik që është i domosdoshëm për një federatë, sepse tani mundësitë janë jashtëzakonisht të mëdha që të gjenerojnë mjete, jo vetëm nga niveli qendror dhe lokal, por edhe nga Ligji për Sponsorizim”, deklaroi presidenti Hasani.

Kryetari i Komisionit për Gjyqtarë të Federatës së Kick-Boksit të Kosovës, vlerësoi lart organizimin e këtij kusi.
“Është një kurs i mirëseardhur, në të cilin jemi duke parë mundësi të reja për krijimin e një plani strategjik, i cili është mjaftë i rëndësishëm për zhvillimin e kickboksit të Kosovës. Faleminderit kryetarit të KOK-ut, Besim Hasanit për mundësinë që na ka dhënë si federatë për ta ndjekur këtë kurs”, u shpreh Shala.

Kursi për administratorë sporti mbështeten nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv