Sport

Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut, tregon se a do të ketë tifozë në takimin ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Ndeshja në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të zhvillohet pa tifozë.

Lajmin për këtë takim të vlefshëm për fazën e play-offit të Ligës së Kombeve e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut, shkruan IndeksOnline.

Federat maqedone shkruan se të gjithë mjetet e grumbulluar më herët nga shitja e biletave për ndeshjen me Kosovën, do t’i kthehen secilit tifozë.

“Bordi i Drejtorëve të Federatës së Futbollit të Maqedonisë në seancën e sotme vendosi që mjetet nga shitja e biletave për ndeshjen Maqedoni – Kosovë të kthehen.

“Kjo do të thotë se “verdhekuqtë” definitivisht nuk do të kenë mbështetjen e tifozëve të ndeshjes më të rëndësishme në historinë e futbollit maqedonas e cila do të luhet më 8 tetor në Arenën Kombëtare “Todor Proeski” në Shkup”, shkruan mes të tjera “Ekipa.mk”.

Kujtojmë se ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të zhvillohet me 8 tetor në stadiumin “Tose Proeski”.

Postime të ngjajshme
Sport

Dikur punëtor i ndërtimtarisë, tani firmos me Newcastle United

Sport

Premierliga vjen sot me ndeshje të mëdha

Sport

Në këtë vend dënoheni me dy vjet burg nëse s’mbani maskë

Sport

“El Clasico”: Këto janë formacionet e mundshme