
FC Prishtina, gjegjësisht kryetari Remzi Ejupi, sëbashku me nënkryetarin Ahmed Kurtolli dhe drejtoreshën për marketing, Shkenca Goçi, sot kanë pritur në takim Ambasadorin e Britanisë së Madhe, z. Ruairi O’Connell si dhe drejtorin në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Ibër Alaj.
Palët u njoftuan konkretisht me infrastrukturën sportive në vend dhe atë të klubit konkretisht.
Pas bisedave, palët u akorduan që FC Prishtina, në vendin ku posedon për kompleks sportiv, t’i ndahet dhe të ndihmohet Federata e Ragbit e Kosovës.
Kurse, z. Ambasador O’Connell, njëherësh kryetar i Federatës së Ragbit të Kosovës, ka premtuar, për aq sa ka fuqi, do të ndihmoj palët në implementimin, e sidomos, ndërtimit të kompleksit të klubit në Bërnicë, njofton klubi i Prishtinës. /BlicMedia.net