Sport

FC Prishtina merr jehonë në Bosnje, shkak ardhja e trajnerit Ibrakoviq

FC Prishtina sonte (e mërkurë) zyrtarizoi arritjen e marrëveshjes me trajnerin e ri, Abdulah Ibrakoviq, shkruan Zeri.info.

Ibrakoviq te klubi më i madh në Kosovë do e zëvendësoj trajnerin nga Shkupi, Zekirija Ramadanin.

Ardhja e trajnerit boshnjak te FC Prishtina, ka bërë jehonë të madhe edhe në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Ibrakoviq ka një klub të ri, ai po largohet nga Austria. Ibrakoviq do të marrë Prishtinën nga Kosova” – thuhet në fillim të artikullit të publikuar nga “reprezentacija.ba”.

“Abdulah Ibrakoviq u largua nga Kapfenberg, Austri, dhe nënshkroi një marrëveshje me Prishtinën, Kosovë.

Ibrakoviq mori Kapfenbergun në gusht të vitit të kaluar dhe drejtoi ekipin në 51 ndeshje.

Ai ka shënuar 19 fitore, shtatë barazime dhe 25 humbje.

Ai ka nënshkruar kontratë të re me Prishtinën, e cila është në vendin e gjashtë pas 13 xhirove të Superligës së Kosovës.

Në karrierën e tij, Abdulah ka punuar ende në Celik, Velez, Sloboda, Sarajevë, Hetten dhe në kombëtaren e të rinjve të Bosnje Hercegovinës” – ka shkruar mediumi boshnjak.

Ndryshe, Abdulah Ibrakoviq testin e parë do ta ketë të premten, ku Prishtina do të përballet me Dukagjinin në “Fadil Vokrri”.

Related posts
Sport

Kosovare Asllani shënon gol për Real Madridin në Ligën e Kampionëve të femrave

Sport

Ky pritet të jetë kundërshtari i radhës i Furyt

Sport

Formacionet zyrtare: Bayern Munich – Barcelona

Sport

Një turne i madh do të mbahet këtë muaj në kryeqytet – këto janë detajet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *