Sport

FC Prishtina aranzhon dy ndeshje të forta miqësore

FC Prishtina po përgatitet maksimalisht për ndeshjet e fazës preliminare të Ligës së Kampionëve që do të zhvillohen në Shqipëri nga 22 deri më 25 qershor, shkruan Zeri.info.

Klubi më i madh kosovar i drejtuar nga trajneri Zekirija Ramadani, po përgatitet në qytetin e Gjakovës derisa tashmë klubi i ka aranzhuar edhe dy ndeshje miqësore për t’i testuar futbollistët para ndeshjeve të “Championsit”.

Prishtina të shtunën më 12 qershor në stadiumin e qyteti në Gjakovë do të përballet me Llapin, kurse më 16 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë e sfidon skuadrën e madhe nga Maqedonia e Veriut, Shkëndijën e Tetovës.

Lajmi është zyrtarizuar nga faqja zyrtare e Prishtinës, “prishtinafc.com”.

Sfida Prishtina – Shkëndija transmetohet direkt dhe ekskluzivisht në “Zeri TV”.

Ndryshe, turneu i raundit preliminar do të zhvillohet në Shqipëri, konkretisht në Durrës dhe Elbasan dhe jo siç ishte paraparë më herët në kryeqytetin e Ishujve Faroe, Torshavn.

Prishtina dhe Folgore nga San Marino do të takohen në “Elbasan Arena” më 22 qershor nga ora 20:00.

Në të njëjtën kohë në Durrës luajnë edhe Torshavn dhe Inter D’Escaldes.

Edhe finalja e turnirit do të zhvillohet në Elbasan më 25 qershor nga ora 20:00, kurse gjysmëfinalja tjetër në Durrës.

Postime të ngjajshme
Sport

Mikrobiologu Lul Raka: Kur klubet tona të fillojnë garat në Evropë, le të lejohen shikuesit në një përqindje

Sport

Mici flet nga Tirana

Sport

Shkëndija nënshkruan kontratë profesionale me mesfushorin 17-vjeçar

Sport

Zyrtare: Trepça ’89 ndahet me futbollistin e njohur