Sport

Fazliu: Nuk mund të iki pa e rikthyer titullin

Drita FC sot ka njoftuar se ka vazhduar bashkëpunimin me Astrit Fazliun, shkruan Zeri.info.

33-vjeçari ka vazhduar kontratën me “Intelektualët” edhe për një sezon.

Pas nënshkrimit të kontratës, Fazliu për faqen zyrtare të klubit gjilanas tha se nuk mund të largohet pa e rikthyer sërish titullin.

“Tashmë besoj që të gjithë e dinë se çfarë klubi është DRITA dhe as që kam menduar dy herë për të vazhduar. Më ngelet peng që nuk arritëm ta mbrojmë titullin këtë vit, andaj nuk mund të iki pa rikthyer titullin tek një klub që është klubi më korrekt dhe më profesionist se të gjitha klubet ku kam luajtur.

Faleminderit të gjithëve për besimin që kanë në mua, dhe do të mundohem që me punë dhe angazhim ta shpërblej klubin me trofe në fund të vitit” – ka deklaruar Fazliu.

“Titi” te Drita u transferua në janar të vitit të kaluar nga Feronikeli. Në Kosovë ai ka luajtur edhe te Prishtina, Ulpiana e Ferizaj.

Astrit Fazliu ka luajtur gjithashtu edhe te Flamurtari dhe Partizani në Shqipëri, si dhe te Shkëndija e Tetovës.

Postime të ngjajshme
Sport

A ia lejon ligji italian Eriksenit të luaj përsëri për Interin?

Sport

Visoka tregon pse e zgjodhi Ferizajin dhe ka një premtim për “Ujqërit”

Sport

Mourinho me deklaratë prekëse pë Eriksen

Sport

Skandaloze: Serbo-austrikau e shanë me nënë futbollistin shqiptar të Maqedonisë