Sport

Fazliu në derbin e xhiros në Ligën e Dytë, ja delegimet e plota të gjyqtarëve

Këtë vikend do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 24-të në Ligën e Dytë Unike, derisa pritet të ketë përballje mjaft interesante.

Ndeshjet e kësaj xhiro do të nisin ditën e shtunë dhe do të mbyllen ditën e diel.

Derbi i kësaj jave do të zhvillohet të shtunën ndërmjet Fushë Kosovës dhe Vjosës. Drejtësinë në këtë ndeshje pritet që ta ndajë gjyqtari gjilanas Pastriot Fazliu, i cili do të shoqërohet nga asistentët Fidan Kqiku dhe Burim Halili, raporton Gazetasheshi.com.

Gazeta “Sheshi” ka siguruar delegimet e plota të gjyqtarëve për ndeshjet e kësaj xhiro:

Xhiro 24

E shtune (17.04/2021)

Fushë Kosova – Vjosa 15:00
(Gjyqtarë: Patriot Fazliu, Fidan Kqiku, Burim Halili)

Rahoveci – Galaksia 15:00
(Gjyqtarë: Ersen Janovalia, Fatbardh Rrahimi, Ramadan Bekteshi)

Dardania – Vëllazëria 15:00
(Gjyqtarë: Gentrit Zogaj, Bekim Dërguti, Alban Hesa)

E diel (18.04/2021)

Dukagjini – Sharri 12:00
(Gjyqtarë: Eduard Aliaj, Besart Osmani, Arbër Qosaj)

Lepenci – Dushkaja 15:00
(Gjyqtarë: Arben Danuza, Debatik Qarkaxhiu, Lekë Saraj)

Minatori – Behari 15:00
(Gjyqtarë: Granit Pacolli, Eris Sekiraqa, Alban Ajvazi)

Dardanët – Rilindja 15:00
(Gjyqtarë: Ismajl Zejnullahu, Denis Niani, Ilir Peci)

E hënë (19.04/2021)

Gjakova – Bashkimi 14:00
(Gjyqtarë: Bedri Beshiri, Andi Krasniqi, Liridon Bunjaku)

Postime të ngjajshme
Sport

Prishtina dhe Llapi kanë siguruar tashmë daljen në Evropë, ja sa para do t’i fitojnë

Sport

Skuadra e madhe gjermane kërkon Granit Xhakën

Sport

Liverpool kërkon yllin e Real Madridit, ky është çmimi i vendosur për të

Sport

Joshua – Fury, konfirmohet data e duelit të shumë pritur