Sport

Faza kualifikuese për “Euro 2022”, Kosova sonte luan ndaj Qipros

Sot (e enjte) fillon turneu i Grupit A të fazës së parë kualifikuese për “Euro 2022” në konkurrencë të femrave, shkruan Zeri.info.

Në Grupin A bëjnë pjesë Portugalia, Kosova, Luksemburgu dhe Qipro. Vetëm fituesi i grupit avancon në fazën e dytë kualifikuese, përkatësisht në kualifikimet e rregullta, aty ku Kosova ishte më herët.

Kosova sonte nga ora 19:30 luan ndaj Qipros në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

“Sot na pret ndeshja ne Qipron, në hapje të eliminatoreve për Euro2022.

Përkrahja juaj në palestër do të na mungojë, por vajzat janë të përkushtuara për të na bërë të gjithëve krenarë.

Vendi përfaqësohet dinjitetshëm vetëm me angazhim maksimal dhe luftë për çdo top” – thuhet në njoftimin e FHK-së.

Postime të ngjajshme
Sport

Mikrobiologu Lul Raka: Kur klubet tona të fillojnë garat në Evropë, le të lejohen shikuesit në një përqindje

Sport

Mici flet nga Tirana

Sport

Shkëndija nënshkruan kontratë profesionale me mesfushorin 17-vjeçar

Sport

Zyrtare: Trepça ’89 ndahet me futbollistin e njohur