.
Sport

Faza e grupeve në Ligën e Evropës përmbyllet sonte: Këto janë 16 ndeshjet, vëmendja në Napoli

Ndeshjet e xhiros së fundit në fazën e grupeve në Ligën e Evropës do të zhvillohen sonte.

Plot 16 ndeshje interesante do të jenë në program, me disa takime që do të vendosin gjithçka sa i përket kalimit në 1/16 e finales në ligën e dytë më prestigjioze të futbollit evropian, shkruan Demokracia.com.

Vëmendja kryesore do të jetë në Grupin C, me kryendeshjen Napoli – Leicester City e cila fillon nga ora 18:45

Napolit të Amir Rrahmanit dhe skuadrës angleze i duhet vetëm fitorja për ta prerë “biletën” që dërgon në fazën tjetër të Ligës së Evropës.

Përballja tjetër në program është edhe ajo mes Lazios dhe Galatasarayt e cila fillon në ora 21:00.

Lyoni i Xherdan Shaqirit ka punë me Rangersin, me dy skuadrat që veç janë kualifikuar tutje.

KËTO JANË PËRBALLJET E PLOTA:

Related posts
Sport

Lajmi i fundit: Florim Zuka jep dorëheqje nga Gjilani

Sport

Gjilani dhe Llapi, kërkojnë kualifikimin në raundin e dytë në Ligën e Konferencës

Sport

Zbulohet data se kur do të përballet Drita me Antwerp

Sport

Arbnor Morina tregon se cilat janë gjasat e Ballkanit ndaj Zalgirisit