Lajme

“Faturën e ke pagu në vitin 1999”: Invalidi i UÇK’së operohet falas nga kirurgu, i hiqet copa e granatës që prej luftës

Kirurgu torakal, Nazmi Kolgeci, ka operuar invalidin e UÇK’së, Zeqir Hoxha, duke i hequr copën e granatës të cilën e kishte që 20 vite në trup, shkruan Gazeta Metro.

Këtë e ka bërë të ditur vet ish-ushtari i UÇK’së, Zeqir Hoxha në Facebook, duke e falënderuar doktorin Kolgeci për kujdesin dhe ka treguar se operimin e ka bërë pa pagesë.

Unë invalidi i UÇK’së Zeqir Hoxha, e falënderoj mjekun kirurgun Nazmi Kolgeci, i cili sot më operojë copën e granatës të cilën e kisha që 20 vite, që nga koha e luftës. Para një jave më dha presion dhe orët e vona me urgjencë më kanë dërgu në Spitalin e Prizrenit. Me udhëzim të mjekëve më udhëzuan për te kirurgu Nazmi Kolgeci dhe ky pa asnjë hezitim sot më operojë dhe pa asnjë shpenzim, pagesë, ku e falenderojë shumë nga zemra”, ka shkruar Hoxha në Facebook.


Në postimin e publikuar nga Hoxha, ka komentuar doktori Kolgeci ku me një fjali të shkurtër ka treguar se cila ka qenë arsyeja se pse ai e ka operuar atë pa pagesë.

“O Zeqë faturën e ke pagu në vitin 1999”, ka shkruar Kolgeci.

Ndryshe doktori në fjalë punon edhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). //gazetametro.net

Postime të ngjajshme
Lajme

“Ma mirë s’po foli”, Vlora Çitaku me status misterioz

Lajme

Pacolli:Veç sot 5 komentues më fyen, ishin anëtarë të familjeve që u ndihmoja me shumë para

Lajme

Dyshohet se një person u hodh nga Ura e Shenjtë në Gjakovë, flasin nga Policia

Lajme

Shkëlzen Gashi kritikon Glauk Konjufcën