Lajme

Faton Abdullahu, ‘’Pa PDK-në e han dreqi këtë vend’’

Faton Abdullahu, kandidati për deputet i PDK-së i cili së fundmi aderoi në këtë parti ka mbrojtur njerëzit e PDK-së por edhe kauzën e saj.

Përgjatë debatit në ‘Politico’ me gazetarin Visar Duriqi, i cili i tha se politika në vend dhe proceset mund të shkojnë përpara edhe pa PDK-’në, Abdullahu pati një replikë për të, shkruan Gazeta Express.

‘’Pa PDK-në e han dreqi këtë vend’’, deklaroi Abdullahu.

Abdullahu pati aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës më 28 dhjetor të vitit të kaluar. Prezantimin e kishte bërë kandidati për kryeministër i kësaj partie, Enver Hoxhaj.

Ish-analisti politik ka thënë se arsyet pse ka vendosur t’i bashkohet PDK-së janë të shumta.

Ai ka thënë se nuk ka trokitur në dyert e PDK-së por i ka gjetur të hapura.

“Ato janë të hapura sot më shumë se kurrë për njerëz të ri dhe për të bërë ndryshimin e madh. Më bren ndërgjegjja që nuk jam bashkuar më herët. Unë jam i bindur se një parti politike duhet të vlerësohet nga rrënjët”, ka thënë ai.

Postime të ngjajshme
Lajme

A do izolohemi? Komiteti Teknik i Ekspertëve mblidhet nesër për masat e reja

Lajme

Në disa qytete nesër s’do të ketë rrymë deri në 12 orë

Lajme

Xharra: Albin, kur të thërret Izraeli, merre guximin !

Lajme

Koronavirusi qëndron në rroba deri në 3 ditë, ky material paraqet rrezikun më të madh