Lajme

Faton Abdullahu: Kurti është tucani më i madh politik i pasluftës

Anëtari i Partisë Demokratik të Kosovës (PDK’së), Faton Abdullahu, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është tucani (frikacaku) më i madh politik që nga paslufta, transmeton Gazeta Metro.

Faton Abdullahu në T7 ka thënë se Kurti është tucan politik, duke komentuar edhe lëvizjet e tij të fundit në Shqipëri.

“Kryeministri Kurti është tucani më i madh politik i pasluftës. Qasja e tij, por edhe ajo çfarë bëri në Shqipëri”, është shprehur Abdullahu.

Madje ai nuk hezitoi ta krahasojë Kurtin me një ndër revolucionarët e Revolucionit Kubanes.

“Kurti është goxha njëfarë Che Guevare pan-shqiptar”, ka thënë Abdullahu.

Tutje, ai përmendi edhe raportet e Kurtit dhe Ramës. Sipas tij, Kosova dhe Shqipëria kurrë më larg njëra-tjetres nuk kanë qenë.

“Kurrë Kosova dhe Shqipëria kurrë më larg nuk kanë qenë. E rëndësishme për të është që një pjesë e qytetarëve të thonë “hallall se po mendon për Shqipëri”, tha në fund ai.

Postime të ngjajshme
Lajme

Erdhi për Bajram në Kosovë, mërgimtarit në Ferizaj ia vjedhin veturën

Lajme

“Mos ma shtyj babën,”: Përplasje verbale mes policëve dhe familjarëve të të moshuarve tek “1 tetori”

Lajme

Pamje skandaloze: Kështu “zvarriten” të moshuarit për të arritur tek vaksinat në sallën “1 Tetori”

Lajme

Ja deri kur do të zgjasë moti me shi