
Real Madrid vazhdon të ketë probleme me futbollistë të lënduar.
Pas Eden Hazard, “Los Blancos” kanë mbetur edhe pa mesfushorin Brahim Diaz.
“Pas testeve mjekësore, futbollisti ynë, Brahim Diaz është diagnostikuar me një lëndim muskulor. Gjendja e tij do të vlerësohet në baza ditore”, thuhet në njoftimin e Real Madridit, transmeton lajmi.net.
Brahim e kishte nisur sezonin me synim ta bind trajnerin Zinedine Zidane se e meriton të jetë pjesë e skuadrës nga Santiago Bernabeu./Lajmi.net/