Sport

Faruk Statovci dhe Ramiz Krasniqi ‘përplasen’ për Challandesin

Pesë disfata nga gjashtë ndeshjet e fundit, për më tepër eleminimi nga gjysmëfinalja e Ligës D për Ligën e Kombeve dhe humbja e mundësisë për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian që mbahet vitin e ardhshëm ka bërë që selektori i Kosovës, Bernard Challandes, tashmë të jetë në qendër të kritikave, shkruan Gazetasheshi.com.

Pikërisht njëri nga më të zëshmit që po kërkon marrjen e përgjegjësisë nga tekniku zvicerian është Faruk Statovci, ish-futbollisti i njohur kosovar, i cili tashmë po e ushtron zejen e trajnerit.

Statovci i ftuar në emisionin “Interaktiv” te gazetari i njohur sportiv në vend, Florim Maliqaj, ka debatuar ashpër me selektorin e moshave U-19 të Kosovës, Ramiz Krasniqin, në lidhje me rezultatet aktuale dhe të ardhmen e Challandes.

Krasniqi i doli në ndihmë homologut të tij në ekipin e parë të Kosovës, teksa Statovci po kërkon largimin e tij, pasi që ekipi nacional tashmë ka mbetur nën hijen e pritshmërive.

Postime të ngjajshme
Sport

Lista e golashënuesëve më të mirë pas javës së shtatë

Sport

Zekirija Ramadani pa “doreza”: Si e vlerëson punën te FC Prishtina, pse nuk foli me Dallkun për skuadrën dhe kush janë dy yjet e skuadrës me të cilët është i pakënaqur?

Sport

Formacionet e mundshme: Celtic – Milan

Sport

Flet Arbnor Morina: Tregon pse Arbëria po ka rezultate kaq të mira dhe cilat janë synimet