Lajme

Familjari i dy viktimave nga COVID-19 në Rahovec: Gjendja në spitalin e Prizrenit është tmerr

Nënë e bir nga Potoqan i Ulët nga Rahoveci kanë vdekur brenda një dite nga COVID-19.

Kunati, respektivisht axha, i viktimave, Hajdar Ahmeti, thotë se gjendja në spitalin e Prizrenit është tmerr dhe ,sipas tij, edhe nëse je mirë do të sëmuresh nëse shkon atje.

Ai bëri të ditur që nëna ka marrë trajtim katër ditë atje dhe djali gjashtë dhe të dy ishin me oksigjeno terapi, duke shtuar se nuk kanë qenë të vaksinuar.

“Trajtimi atje është nën zero, me thënë të drejtën nuk ka pambuk që e qet gjakun, edhe një ngjitës nuk e kanë, duhet me lanë të sëmurin me dalë me ble jashtë. Ne sa ditë kemi qëndruar, kam qëndruar vet i dyti, njëri kemi qëndrua jashtë e tjetri përcjellës. Duhet me ja dërgue se nuk mundesh me lënë pa oksigjen”, deklaroi Hajdar Ahmeti për Klan Kosovën.

Ai bëri apel që institucionet të ndërmarrin diçka, sepse gjendja në spital sipas tij është katastrofë.

Ahmeti tregoi se viktimat kishin planifikuar që të vaksinoheshin dhe se nuk kishin sëmundje shoqëruese.

Viktimat nga fshati Potoqan i Ulët i Rahovecit që e humbën betejën me COVID-19 gjatë të shtunës ishin të moshës 61 vjeçare (nëna) dhe 39 vjeçare (i biri).

Postime të ngjajshme
Lajme

‘Amerika merr në dorë komplet situatën’

LajmeSport

Joshua - Usyk, këtu mund ta shikoni "LIVE" meçin!

Lajme

U mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, ja për çfarë u diskutua

Lajme

Tragjike: Vetura del nga rruga dhe bie në lumë, një i vdekur dhe dy të lënduar