Lajme

Familjarët e gjejnë të vdekur një burrë në Prishtinë, Policia nis hetimet

Një burrë nga Prishtina është gjetur i vdekur nga familjarët e tij. Policia tashmë ka nisur hetimet për këtë rast.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Prishtinë, 21.10.2021 – 09:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar nga familjarët ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor, ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raport.

Related posts
Lajme

Kjo është gruaja më e kërkuar në Evropë

Lajme

Kush është njeriu i afërt i Abdixhikut që do të bëhet zëvendës i Ramës?

Lajme

Rrëfimi prekës i mikut për shokun që iu vetëvra

Lajme

Ky është parashikimi i motit për nesër

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *