
Llapi ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Kosovës, pasi eliminoj Ballkanin, shkruan Gazetasheshi.com
Fituesi i kësaj ndeshje është vendosur me anë të penalltive, e ku Llapi doli të jetë më i saktë duke arritur fitore me rezultat prej 4 me 3.
Pas ndeshjes, familja Batatina ka hapur ‘thesarin’ dhe i ka shpërblyer futbollistët me nga 500 euro për eliminimin e Ballkanit.
Këtë e ka konfirmuar vetë kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina në intervistën e dhënë për ‘Art Sport’, duke veçuar mbështetjen e vëllezërve të tij për ta fituar këtë ndeshje.
“Është me të vërtetë për tu veçuar mbështetja e drejtuesve të klubit dhe sidomos presidentit Beqir Batatina i cili ofroi nga 500 euro për secilin futbollistë për ta fituar këtë ndeshjes”, deklaroi Tahir Batatina