Sport

Fajësoi gjyqtarët për epilogun e ndeshjes Ballkani – Llapi, dënohet Tahir Batatina

Komisioni disiplinor i shkallës së parë ka mbajtur mbledhjen e radhës ku shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisionet e Garave dhe duke ju referuar raporteve, deklaratave plotësuese të zyrtarëve, si dhe video incizimeve televizive, shkruan Gazetasheshi.com

Pas shqyrtimit të fakteve, Komisioni Disiplinor ka marrë vendimet e radhës.

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, për arsyeje se i ka fajësuar gjyqtarët për epilogun e ndeshjes Ballkani – Llapi është dënuar me 500 euro.

“Kryetrajneri i FC “Llapi“, Tahir Batatina, nr. ID 001144M77. Në prononcimin për media pas përfundimit të ndeshjes, fajëson gjyqtarët për epilogun e takimit, në ndeshjen Ballkani – Llapi. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C e Rregullores disiplinore:
DËNOHET me shumën prej 500 euro. Afati i pagesës të dënimit të shqiptuar me të holla është 8 (tetë) ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)”, thuhet ne raport.

Postime të ngjajshme
Sport

Dukagjini – Llapi: Kjo skuadër rrëmben trofeun e Kupës së Kosovës

Sport

Ka gol në finalen, Dukagjini – Llapi

Sport

Milani me një këmbë në Ligën e Kampionëve

Sport

Formacionet zyrtare: Dukagjini – Llapi