Sport

Fabrizio Romano sjell të rejat e fundit mbi transferimet e Liverpoolit

Gazetari i famshëm i merkatos, Fabrizio Romano, thotë se Liverpooli nuk duket të jenë të gatshëm të shpenzojnë një shumë të madhe parash për të transferuar një mbrojtës në këtë afat kalimtar.

The Reds kanë pasur probleme të mëdha me lëndime të lojtarëve, sidomos atyre në fazen defanzive, të cilat kanë ndikuar edhe në rezultatet negtive të tyre.

Me lëndimin e Joel Matip, Van Dijk dhe Gomez, i vetmi që ka mbetur prapa në mbrojtje me një eksperiencë është vetëm Fabinho, përcjell lajmi.net.

Mirëpo, prapë se prapë menaxheri Jurgen Klopp së fundmi ka theksuar se klubi nuk e kanë të mundshme transferimin e ndonjë lojtari në janar, raporton edhe italiani.

“Ata po shikojnë për mundësitë. Nëse diçka ndodh, ata janë të gatshëm që të nënshkruajnë me një lojtarë. Por, për ta bërë këtë drejtuesit e LFC nuk dëshirojnë të shpenzojnë shumë (60 deri 70 milionë)”, tha ai.

Postime të ngjajshme
Sport

SUPERKUPA LIVE: Prishtina – Drita

Sport

Ballkani përballet me gjigantin ukrainas në Antalia

Sport

Drita dhe Prishtina përballen në Turqi, luhet për trofeun e parë të vitit

Sport

Bekim Balaj ndëshkohet me karton të kuq vetëm pesë minuta pasi u inkuadrua në derbin austriak