
Cesc Fabregas ka dhënë disa komente interesante për Premierligën.
Tashmë anëtari i Monaco, ka dhënë disa komente për ligën ku kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij.
Ndër të tjerash, mesfushori spanjoll ka treguar edhe mendimin e tij për lojtarin më të mirë aktualisht në Premierligë.
Sipas Fabregas, Sadio Mane i Liverpool është lojtari më i mirë në kampionatin anglez, mendim ky me të cilin pajtohen shumë njerëz.
Në profilin e tij në ‘Twitter’, Fabregas i është përgjigjur pyetjes për lojtarin më të mirë. “Mane, për mua”, ishte përgjigja e Fabregas.
Mane ka pasur një aventurë të shkëlqyer me skuadrën e Liverpool, kur sezonin e kaluar fitoi edhe Ligën e Kampionëve, por edhe këtë edicion po dominojnë Premierligën, me vetëm dy pikë të lëshuara.