Sport

Fabregas tregon çfarë i tha Mourinho për ta bindur të shkojë në Chelsea

Cesc Fabregas ka sqaruar se si Jose Mourinho e kishte bindur të shkojë në Chelsea duke i thënë se ai do të fitojë medalje të artë të Premierligës nëse transferohet te klubi londinez.

Mesfushori spanjoll kishte nënshkruar marrëveshje me Chelsean në verën e vitit 2014, pas tri sezoneve me Barcelonën. Ai i fitoi dy tituj të Premierligës nën Jose Mourinhon, si dhe FA Cup dhe League Cup, transmeton Gazeta Express.

Së fundi, Fabregas e ka zbuluar bisedën që e kishte pasur me portugezin për ta bindur të transferohet në Stamford Bridge.

33-vjeçari, i cili tani luan në Ligue 1 për Monacon, e sqaroi të gjithë këtë në një intervistë të dhënë për legjendën e Manchester Unitedit, Rio Ferdinand, në kanalin e këtij të fundit në Youtube.

“Një ditë, kur unë e takova atë për herë të parë, ai më tha se do ta transferonte Diego Costan. Pastaj e vizatoi një skuadër në një letër dhe më tha: “Nëse vjen ti te unë, kjo skuadër do ta fitoj titullin””, ka zbuluar Fabregas.

“Ditën e parë që e takova ai tha: “Unë kam nevojë për dy lojtarë: Diego, të cilin pothuajse e kemi. Nëse vjen ti, do ta fitojmë titullin”. Pastaj e kishin Thibaut Courtois që po vinte, por nëse ai s’do të vinte, prapëseprapë do ta kishim Petr Cech”.

Postime të ngjajshme
Sport

Qëndrim Gashi kërkohet nga tri skuadra elitare dhe një evropiane

Sport

E mërkura e pasur me futboll, vëmendja në Premierligë

Sport

Drita – Gjilani edhe më herët ishte luajtur pa shikues, ja kush kishte triumfuar

Sport

Bllokohet shitja e Newcastle, kjo është arsyeja