Sport

Fabregas tregon arsyen pse e refuzoi kalimin te Real Madridi për të qëndruar te Arsenali

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Real Madridi e kishte kërkuar Cesc Fabregasin në kohën kur ky i fundit ishte pjesë e Arsenalit, por mesfushori spanjoll kishte refuzuar kalimin në Santiago Bernabeu.

Cesc Fabregas ka thënë se Real Madridi kishte bërë dy përpjekje për ta transferuar atë, por ai i kishte refuzuar pasi ishte futbollisti kryesor i Arsene Wenger.

“Ata[Real Madridi] më kanë kërkuar dy herë,” ka thënë Fabregas për ‘AS’.

“Herën e parë isha shumë i ri. Unë isha 18 vjeçar dhe ata më ofruan një rrogë të madhe, por unë e ndjeja se i takoja Arsenalit.

“ëenger më besonte shumë mua. Nuk mund të largohesha. Por, sidoqoftë, unë gjithmonë do të jem mirënjohës ndaj Madridit për mënyrën sesi më trajtuan.

“Kur isha 23 vjeç pata një dëmtim serioz të dhe ata më dërguan një mesazh vërtet të bukur.
“Unë jam mirënjohës për interesin e tyre për mua, por gjithmonë ëndërroja të luaja për Barcelonën,” përfundoi Fabregas.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv