Sport

FA konfirmon gjobat ndaj gjashtë klubeve që dëshiruan t’i bashkohen Superligës Evropiane

Gjashtë klubet e mëdha angleze janë gjobitur nga shtëpia e futbollit anglez (FA), transmeton Zeri.info.

Manchester United, Liverpool, Arsenal, Manchester City, Chelsea dhe Tottenham Hotspur janë klubet e dënuara, pasi që këto klube ishin gati për t’iu bashkuar Superligës Evropiane.

FA ka njoftuar se klubet në fjalë janë gjobitur me 22 milionë funte së bashku.

Gjithashtu, gjashtë klubet e mëdha angleze janë paralajmëruar se nëse do të mundohen t’i bashkohen sërish ndonjë projekti të tillë, atëherë gjobat do të jenë më të larta dhe do ketë edhe dënime me heqje deri në 30 pikë.

Klubet angleze janë pajtuar me atë se çfarë ka vendosur FA sot.

Postime të ngjajshme
Sport

Batatina: Luanët do ta përfaqësojnë jo vetëm Llapin por edhe shtetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare

Sport

Esat Mala transferohet në Superligën e Turqisë, ja sa ka fituar Partizani nga largimi i tij

Sport

Prishtina testohet për COVID-19, e merr një lajm të mirë para finales së nesërme

Sport

Momenti kur bashkëlojtarët ia prishin gjumin Messit për ta uruar për ditëlindje