
Besar Halimit ka shënuar një super gol në duelin të cilin skuadra e tij Sandhausen e humbi në udhëtim te Paderborn me rezultat 2-1, shkruan Gazetasheshi.com.
Reprezentuesi i Kosovës qëlloi në portën kundërshtare në minutën e 15-të të ndeshjes, duke lansuar një ‘projektil’ nga distanca që përfundoi në portën kundërshtare.
Ky ishte goli i parë për mesfushorin gjilanas në skuadrën nga Bundesliga 2, derisa në tetë paraqitja ka bërë gjithashtu edhe dy asistime.
Ndiqeni golin e Halimit:
Megjithatë, ky gol nuk e ndihmoi skuadrën e tij t’i shpëtonte humbjes së 14-të këtë edicion, teksa rrezikon seriozisht rënien në Bundesliga 3, pasi që me 18 pikë gjendet në pozitën e parafundit të renditjes tabelare.
Kujtojmë që Halimi i transferua te Sandhausen në verën e vitit të kaluar pas një aventure të shkurtër që pati te skuadra daneze Brondby.